Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 100 kamionë me ndihma humanitare mbërritën në Rripin e Gazës në të cilën rifilluan sulmet pasi marrëveshja e “pauzës humanitare” e arritur mes Hamasit dhe Izraelit përfundoi të premten, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane u morën në dorëzim 100 kamionë me ndihma humanitare të cilët hynë në Rripin e Gazës nga pika kufitare Rafah.
Ndihma përbëhet nga produkte ushqimore, ujë, ilaçe dhe produkte mjekësore.
Ndihmat e dërguara për Rripin e Gazës nga vende të ndryshme, dërgohen në koordinim me Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane përmes pikës kufitare Rafah e cila ndodhet mes Egjiptit dhe Gazës.