Myzejene Selmani: Individë të ndryshëm po prodhojnë lajme të rreme pa asnjë fakt për Pacollin

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, ka reaguar ndaj individëve që po merren me personalitetin e Behgjet Pacollit. Ajo ka shkruar në “Facebook” se këta individë po prodhojnë lajme…

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, ka reaguar ndaj individëve që po merren me personalitetin e Behgjet Pacollit.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se këta individë po prodhojnë lajme të rreme pa asnjë fakt.

“Fatkeqësisht kjo ndodh vetëm e vetëm për qëllime personale, si dhe përfitime të tipeve ‘Like’, në rrjete sociale dhe media elektronike. Duke e përdorur rastin e një tragjedie individuale të një personi”, ka shkruar Selmani.

“President Behgjet Pacolli, nuk ka përgjegjësi për asnjë person brenda subjektit, kur dihet që të gjithë personat që janë pjesë aktive ose pjesë e formave të tjera ku japin kontribut, janë të moshës madhore mbi 18 vjeç, dhe se secili përgjigjet për veprimet e veta”, ka shkruar ajo.