Kaosit, tensionit dhe karrigeve të mbledhura në mes të foltores në Kuvendin e Shqipërisë iu shtuan edhe tymueset.
Ndezja e tymueseve edhe këtë radhë i kushtoi përjashtimin nga seanca plenare Flamur Nokës, por ky i fundit pavarësisht disa paralajmërimeve të kryeparlamentares Nikolla e përshkallëzoi më tej aksionin e tij në Kuvend.
Në një moment ai i ka vënë zjarrin disa letrave, ndërsa deputetët e tjerë vazhdojnë të godasin tavolinat.
Ndërkohë seanca vazhdoi, me deputetë të mazhorancës që morën fjalën njëri pas tjetrit.