Ministria e konfirmon arrestimin e pjesëtarit të FSK-së në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se një pjesëtar i FSK-së është arrestuar lidhur me vrasjen e Liridona Murselit të mërkurën në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Në një komunikatë për media thuhet se hetimet janë duke u kryer nga organet e drejtësisë, teksa thanë se ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”, thuhet në komunikatë.