Milan fiton ndaj Frosinones

Milani ka shënuar fitore 3:1 ndaj Frosinones në shtëpi, në kuadër të javës së 14-të në Serie A.

Luka Jovic kaloi vendasit në epërsi në minutën e 43-të, para se Pulisic të dyfishonte në të 50-tën

Fikayo Tomori realizoi për 3:0 në minutën e 74-të.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 82-të nga Brescianini.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e tretë, tri më pak se Inter dhe katër më pak se Juventusi.

Në anën tjetër, Frosinone mbetet e 11-ta me 18 pikë të grumbulluara.