Meler nuk pranon të takohet me zyrtarët e klubit Ankaragucu

Gjyqtari Halil Umut Meler, trajtimi i të cilit po vazhdon në spital, nuk pranoi drejtuesit e klubit Ankaragucu që shkuan për ta vizituar ditën e sotme.

Meler, i cili u sulmua pas ndeshjes Ankaragucu – Çaykur Rizespor nga presidenti i vendasve, nuk pranoi drejtuesit e klubit nga kryeqyteti turk që shkuan për ta vizituar – ka raportuar “NTVSpor”.

Sipas mediumit turk, nënkryetarja e Ankaragucu, Zeynep Karamanci, dhe anëtarët e bordit, Mehmet Sahin e Erkan Aytekin, shkuan për të vizituar gjyqtarin Meler në spitalin ku ai po merr trajtimin e nevojshëm.

Halil Umut Meler thuhet nuk ka dashur të takohet me delegacionin.
Kujtojmë se Faruk Koca, i cili u arrestua për rrahjen e Melerit në fushë pas ndeshjes, dha dorëheqjen nga posti i tij si president i Ankaragucu sot.