Mediat greke shkruajnë se largimi i Jorgo Goros nga bashkia Himarë është një fitore e Kyriakos Mitsotakis. Sipas tyre, presionet e kryeministrit grek po detyrojnë Ramën që të bëj hapa mbrapa.
Media greke “Protothema” analizon 3 pikat e postimit të Ramës, duke theksuar se kryeministri shprehet se vetëm gjykata mund të lejojë betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.
Ndërkohë që nga ana tjetër “CNN Greece” thekson se gjykata shqiptare shprehet se Jorgo Goro nuk mund të jetë në krye të bashkisë. Por fakti që Rama e pranon këtë vendim, është një njohje nga Rama e Fredi Belerit si kryetar bashkie.
“Burime kompetente theksojnë se arsyetimi i vendimit të sotëm të gjykatës shqiptare konfirmon se Fredi Beleris u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës dhe se kandidati i mundur Goro nuk mund të vazhdojë të jetë kryetar bashkie. Pranimi i arsyetimit të vendimit nga kryeministri shqiptar është një hap i rëndësishëm në procesin e kalimit të pushtetit në Bashkinë Himarës deri në përfundimin e procesit gjyqësor”, shkruan CNN.
Shkrimi i Protothema:
Një zhvillim shumë i rëndësishëm për perspektivën e zgjidhjes së çështjes Beleri u shënua sot, nisur nga vendimi i gjykatës shqiptare që e njeh zotin Beleri si kryetar të zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe nënvizon se i zgjedhuri i tij Edi Ramës, Jorgo Goro nuk ka legjitimitet të ushtrojnë detyrat e tij.
Gjëja më interesante është se kryeministri shqiptar ndërhyn për këtë çështje përmes “X”, (Twitter) në vazhdën e diskutimit të fundit që pati me Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Këshillit Europian në Bruksel pak ditë më parë, ku Greqia shprehu kundërshtimet e saj për vazhdimin e kursit europian të Shqipërisë, ndërkohë që çështja Beleri po përshkallëzohet
“Më konkretisht, në postimin e tij Rama përmend në pikën 3: “Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarë” – nënvizon zoti Rama në postimin e tij.
Postimi në fjalë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Athina, në vijim të bisedës së fundit mes dy liderëve.
“Pranimi i arsyetimit të vendimit (të gjykatës) nga kryeministri shqiptar është një hap i rëndësishëm në procesin e kalimit të pushtetit në Bashkinë Himarë deri në përfundimin e procesit gjyqësor ”, – cituan burime kompetente për “Protothema” që e perceptojnë postimin publik të zotit Rama si “një hap prapa, në një përpjekje për të zbutur krizën e frikshme diplomatike”.
Sipas gazetës, “në procesin për Belerin, dëshmitarët e prokurorisë nuk u paraqitën dhe gjyqtari sqaroi se do të vazhdojë procesin vetëm me dëshmitarët e mbrojtjes së zotit Beleri, i transferuar këto ditë në burgun e Fierit. Dhe zoti Rama në përfundim të postimit të tij mund të theksojë se kjo ka të bëjë me drejtësinë dhe jo qeveritë, por shton se “arsyetimi i vendimit krijon një kusht pozitiv për përballimin e ngërçit”.