Ejup Berisha
Ajrin në vendin tonë e kemi të ndotur si në vendet e varfëra të Afrikës e politikanët tanë këtu te ne tërë kohës nuk ndalen duke na folur për të ardhme të ndritur të vendit
të antarsuar në BE. E atje në atë organiatë ndërkombëtare nuk pranojnë shtete me ajër
tejet të ndotur siç e kemi ne këtu ne në RMV, por ata atje gjithashtu nuk pranojn edhe shtete politikanët e të cilave kanë mentalitet primitiv dhe të cilët zbatojnë arrogancë të
stërtepruar në politikë siç veprojnë politikanët tanë. Çfar dhjetfityrsie është kjo ajërin e kemi aq të ndotur saqë edhe shëndeti i të gjithë neve është vënë nërrezik e dikush na tregon broçkulla
për të ardhme të ndritur. Po çfar na duhet ajo e ardhme pa kushte minimale për jetë të mirë dhe të shëndetshme. Thuhet se kur nuk je i shëndoshë edhe parajsën po ta garantojnë nuk të duhet asgjë. O politikan dilni jo vetëm ta shihni por edhe shijone për një çast papastërtinë e ajrit siç po e shijojmë tërë kohës ne e më pas premtoni gjëra të tjera te mëdha e të bukura siç është edhe antarsimi në BE. Po jo ju nuk doni që ta bëni këtë gjë pra të merrni masa për reduktimin e nivelit tejet të lartë të ajërit të ndotur, por ju gjithashtu nuk e bëni edhe atë gjënë tjetër tejet të rëndësishme për ne dhe për vendin tonë antarsimin në BE. Ndersa ne këto veprime na nevoiten shume pse jo: 1.Ajëri i pasër na duhet për shëndet të mirë e antarsimi në BE për jetë më të mirë dhe më të sigurtë. Pra antarsimin
na e kane premtuar paraardhesit tuaj politikan gjatë kohë por edhe ju vazhdoni ta bëni këtë gjë prandaj bëjeni këtë premtim të vjetër realitet më pasiqë gojën e keni plot antarsim në BE por fatkeqsishtë përsëris spo bëni asgjë që ai me të vërtetë të ndodhë. Pra ajo qe mungon nga ana e të gjithe juve është bërja realitet i një premtimi të kahmotshëm dhe tepër të domosdoshëm për të gjithë ne.
Me mos sinçeritet, me intriga dhe me manipulimet tuaja nuk na pranon as Afrika e lere më Europa. A e shihni se si ajo po na mba sa mundet më
larg saj. E me ajër të ndotur dhe me pandemi të krimit dhe të korrupcionit në shtet dyert e BE-së për ne për fajin tuaj gjatë kohë nuk do të hapen, pra kështu si po veproni ju ne tepër gjatë kohë nuk do të jemi pjesë e familjes së madhe europjane. Këtu te ne nuk është vetëmse ajëri tejet i ndotur por edhe uji e parasegjithash edhe mentaliti i prapambetur por ka edhe arrogancë të papare e të pashembullt që manifestohet nga politikanët tanë në ambientin tonë politik. E me këto karakteristika antarsimi ynë në BE jo vetëm që do të jetë i pamundur por do të ngelet ndoshta edhe utopi. E shtetet e BE-së i kane të pastërta të gjitha gjërat duke filluar prej ajrit, ujit, tokës
e parasegjithash atje njerëzit e kanë të pastër ndergjegjen kjo vlenë edhe për politikanët e tyre e ju politikanë të këtushëm fatkeqsishtë nuk e keni këtë lloj të ndërgjegjes. Atje ne Europë gjithashtu ka më shumë dinjitet dhe seriozitet gjëra që nuk i kemi ne. Pra kur jemi te politikanët Europjan ata nuk gënjejnë shumë më tej të njëjtët nuk e diskriminojë dhe nuk e vjedhin askend e kur njerëzit janë më të drejtë e më të sinçertë nuk kanë kohë të bëjnë gjëra të tjera të mbrapshta. Apo të premtojnë diçka e mos të realizojnë. Këtë po e bëjnë politikanët e vendit tonë tërë kohës premtojnë antarsim në BE por nuk bëjnë asgjë për ta bërë realitet antarsimin tonë atje.