Mariçiq: Viti i ri le të jetë vit i konsensusit të ri politik për Bashkimin Evropian

Në prag të vitit të ri 2024 të dëshirojmë vit të besimit, harmoninë dhe optmizmin. Me respekt të ndërsjellë ta bëjmë vitin që vjen më e mirë për të gjithë. Çdo hap tonin ta masim përmes mirëqenies të gjeneratave të reja dhe të ardhshme, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në drejtimin e tij para qytetarëve.

Ai porositi në vitin e ardhshëm motivim ekzistues të jetë vendosja e pasigurisë lidhur me vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Hapja e kapitujve do të na sjellë përfundimin e tyre për rreth katër vjet dhe më pas anëtarësimin zyrtar në BE, më së voni deri në vitin 2030. Është rruga jonë e përbashkët që na sjell siguri, progres ekonomik, mirëqenie dhe siguri për të gjithë ne dhe për vendin. Ne besojmë se fati i evropianëve, përfshirë maqedonasit dhe të gjithë qytetarët, është i ndërthurur dhe se Bashkimi Evropian është e ardhmja jonë për të cilën ia vlen të luftojmë”, theksoi Mariçiq.

Dëshiroi që viti i ri të ketë vit të jetë vit i konsensusit të ripërtërirë politik për Bashkimin Evropian.

Sipas tij me realizimin e këtij qëllimi do të bëhet akt patriotik, i cili do të kontribuojë për jetesë më e mirë dhe shteti sipas standardeve evropiane.