Manchester City dhe Tottenham Hotspur kanë ndarë pikët në derbin e javës së 14-t në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” ka përfunduar me rezultatin 3:3.
Heung-min Son (9’ autogol), Phil Foden (31’) dhe Jack Grealish (81’) realizuan golat për “Qytetarët”.
Son (6’), Giovani Lo Celso (69’) dhe Dejan Kulusevski (90’) ishin autorët e golave për Spurs.
Për kampionët në fuqi ishte ky barazimi i tretë rresht, kurse për londinezët barazimi i parë pas tri humbjeve.
Manchester City pas këtij barazimi ka 30 pikë dhe renditet i treti në tabelë.
Tottenhami është i pesti me 27 pikë.