Lukaku drejt Arabisë Saudite, oferta për belgun është gati

Romelu Lukaku në Arabinë Saudite? Është një hipotezë për të cilën u fol shumë verën e kaluar dhe që do të diskutohet shumë edhe në muajt në vijim.

Sulmuesi belg është sot i fokusuar te Roma, por, sipas “La Gazzetta dello Sport”, klube shumë të pasura të Ligës Profesionale Saudite janë të gatshme për ta blerë.

Romelu Lukaku iu bashkua Romës në formë huazimi sezonin e kaluar nga Chelsea, por kuptohet që klubi londinez është i gatshëm ta shesë nëse merr ofertën e duhur për sulmuesin: 42 milionë euro.

Këtë shifër Roma mund ta paguajë vetëm në rast të kualifikimit të saj në Champions League. Investimi i kësaj shume vetëm për Lukakun do të nënkuptonte konsumimin e të gjithë buxhetit për tregun e transferimeve.

Sulmuesi belg po bën diferencën te Roma, por po shkon 31-vjeç, kështu që për një lojtar që kësaj moshe nuk mund të vihet një bast kaq i fortë.

Në Arabinë Saudite ka shumë klube që nuk do të kishin më të voglin problem për të plotësuar kërkesat e Chelsea-t.

Më tej, siç kujton “La Gazzetta dello Sport”, në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite është vendosur që numri i të huajve që mund të federohen në një klub futboll është rritur në 10, çka do të hapë dyert për investime të reja milionere.

Për Lukakun është përgatitur një ofertë e pasur prej dy vitesh: rreth 30 milionë euro në sezon. Përballë një ofertë të tillë, vështirë të rezistosh. /Supersport