Ligji anti duhan në Maqedoni nuk po gjen zbatimin e duhur. Në shumë ambiente publike shikohet rëndom se duhani konsumohet, ndërsa nuk përjashtohen cigaret elektronike dhe shishat. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Duhanit sherrin nuk ia shohin vetëm duhanpirësit, por edhe një pjesë e madhe e qytetarëve që qëndrojnë në hapësira të mbyllura ku pihet duhani.
Në përputhje me ligjin, pirja e duhanit është e lejuar vetëm jashtë objekteve, përkatësisht në tarraca, por afaristët kanë gjetur mënyra për të manipuluar me zbrazëtirat ligjore, përkatësisht ata i mbulojnë tarracat me xhama apo materiale të tjera. Gjobat për shkelësit e ligjit janë nga dy mijë deri në katër mijë euro për personin juridik ndërkaq për personat fizik nga 100 deri në 300 euro.
Inspektorati Shtetëror i Tregut është përgjegjës për kontrollin e duhanit në ambientet e hotelierisë dhe në ambientet publike.
Nga 1 janari deri më 30 nëntor të këtij viti, inspektorati ka shqiptuar 328 gjoba, pasi ka kryer 2000 kontrolle në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen nga Duhani.Nga gjobat, institucioni ka mbledhur rreth 416 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka paralajmëruar masa rigoroze për duhanpirësit në vitin 2024.
“Gjatë vitit 2024 do të ketë masa të rrepta për pirjen e duhanit në hapërsirat ku ndalohet me ligj.Do të nënshkruajmë një protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Epo, tani duhanpirësit të mendojnë se çfarë të bëjnë më pas”.
Në bazë të statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maqedonia e Veriut është ndër vendet më duhanpirëse në Evropë, me një rritje alarmante të kancerit të mushkërive. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Taravari foto me Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit
- Kryeministri Rama i shoqëruar nga Bujar Osmani vizitoi Çarshinë e Vjetër në Shkup
- Filipçe pas takimit me Kosin: Është i nevojshëm konsensus i brendshëm për rrugën e integrimeve evropiane të shtetit
- Toshkovski dhe Kondratoviç: Bashkëpunimi i shkëlqyer në fushën e sigurisë, nënshkrimi i protokollit për riatdhesim
- Klekovski: Terapia e shtrenjtë biologjike është e pranishme në onkologji, për dy ilaçet gjenerike që nuk i kanë shpërndarësit ka zëvendësim adekuat
- MSH paralajmëron investime të reja të rëndësishme në kujdesin shëndetësor
- Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së
- Rihapja e rrugës në Merdar: Një mundësi e re për qarkullim dhe siguri
- Mexhiti: Gëzuar 4 Korrikun, qoftë e përjetshme miqësia me SHBA-në!
- Qytetarë serbë bllokojnë rrugën drejt pikëkalimit kufitar në Merdar – bëhet thirrje për shmangien e kësaj pike