Gjermania dhe Lituania nënshkruan të hënën një marrëveshje për dislokimin më të madh të trupave gjermane në tokën e huaj në epokën moderne.
Sipas planit, 5,000 trupa do të vendosen më pak se 20 km nga kufiri me Bjellorusinë, aleati kryesor i Moskës.
Lituania gjithashtu ndan një kufi me enklavën më perëndimore të Rusisë, Kaliningrad.
Marrëveshja u vulos gjatë vizitës së ministrit gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius në vendin baltik, ku ai u takua me homologun e tij lituanez, Arvydas Anusauskas.
Pistorius e përshkroi vendosjen e trupave gjermane si një mënyrë për kombin e tij që të “marr përgjegjësinë e udhëheqjes” brenda bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA.