Një aksidenti mes dy veturave në fshatin Llapashticë të Podujevës, të ndodhur sot rreth orës 20:00, nuk i mbijetoi një person.
Personi që humbi jetën në këtë aksident raportohet që është Agim Kodraliu.
Ndërsa në aksidentin fatal përveç Kodraliut, një person ka marrë lëndime. I njëjti po trajtohet në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.