Kryeministri Kovaçevski, sot në kuadër të vizitës punës në Bruksel, i është drejtuar Parlamentit Evropian para grupit të eurodeputetëve, anëtarëve të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe të Demokratëve, në debatin kushtuar zgjerimit të BE-së.
Në fjalimin e tij, kryeministri Kovaçevski foli për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, politikat e zbatuara nga ana e Qeverisë të cilat ofrojnë solidaritet, drejtësi sociale dhe barazi, personifikim përmes masave mbështetëse në përballimin me kushtet e riitjes së kostove të jetesës, investimeve në energji, infrastrukturë dhe në fusha të tjera të cilat i ka sjellur Qeveria.
Kovaçevski foli edhe për përkushtimin e Qeverisë për të afruar vendin në rrugën e duhur evropiane.
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian luan një rol kyç në konsolidimin dhe përparimin të identitetit maqedonas. Ngjashëm si me vendet e tjera të nacionaliteteve evropiane, anëtarësimi në BE ofron mbrojtje të përhershme të identitetit maqedonas si në kornizat evropian ashtu edhe në atë global. Procesi i skriningut ishte një proces i vështirë shtetëror, por ai përfaqëson mekanizmin më të mirë për zbatimin e reformave që do të kontribuojnë në forcimin e demokracisë dhe krijimin e një shoqërie të pjekur me institucione të forta dhe efikase. Notat që I kena marrë nga KE janë të shkëlqyera. Gatishmëria jonë dhe transpozimi i legjislacionit evropian është në nivel të lakmueshëm,” tha Kovaçevski, përcjell PRESSonline.al
Kryeministri theksoi se me kapitujt 30 dhe 31, Maqedonia e Veriut përfundon me sukses procesin e skriningut, dhe raporti do të jetë udhërrëfyes për përshpejtimin në transformimin të shoqërisë, i cili do të jetë mundësia e vetme përmes procesit të negociatave me BE-në.
“Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 është ambicioze por jo i pa arritshëm. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka një synim të sinqertë dhe të qartë për ta përfunduar me sukses procesin. Qeveria ka një plan të qartë dhe një objektiv të përcaktuar, të cilat janë një forcë shtytëse shtesë për të ecur me hapa të shpejt në reformimin e shoqërisë. Procesi i anëtarësimit në BE është kompleks, por kërkon vazhdimësi, vullnet të fortë, andaj duhet ta bëjmë këtë, jo për Bashkimin Evropian, por për qytetarët tanë. Jemi gati për këtë sfidë dhe provim, kemi mbështetje të plotë nga Komisioni Evropian për përshpejtimin e ritmit të negociatave për anëtarësim. Kemi mbështetje të fortë nga institucionet evropiane, nga shtetet anëtare, nga përfaqësuesit e lartë evropianë. Prania juaj tek ne dhe dhënja e respektit për vendin dhe popullit tonë është një mesazh i qartë se kemi miq dhe aleatë në BE dhe se ju po e shihni Maqedoninë e Veriut si një shtet të ardhshëm anëtar të Unionit”, tha kryeministri, përcjell PRESSonline.al