Kosova në vazon e dytë për shortin e Ligës C në Ligën e Kombeve

UEFA ka konfirmuar vazot për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.

Shorti do të hidhet më 8 shkurt në Paris. 54 ekipe janë të ndara në katër liga; A, B, C dhe D.

Kombëtarja e Kosovës është pjesë e Ligës C, nivelit të tretë në Ligën e Kombeve, teksa do të jetë në vazon e dytë për shortin e ardhshëm.
Në Ligën C janë 16 ekipe të ndara në katër vazo. Në vazon e parë janë ekipet e renditura nga pozita e 33-të deri te e 36-ta. Në vazon e dytë janë ato nga pozita e 37-të deri në të 40-tën. Vazo e tretë përbehet nga pozitat 41 deri në 45 dhe vazo e katërt nga pozitat 45 te 48.

Ndarja në vazo në Ligën C:


Pozita e 46-të do të mësohet pas ndeshjes së “play-out” mes Lituanisë dhe Gjibraltarit, që do të zhvillohet në mars të vitit 2024. Skuadra fituese do të mbetet në Ligën C.

Kujtojmë se ndeshjet e para të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve do të zhvillohen në shtator të vitit të ardhshëm. Ndeshjet tjera pastaj do të zhvillohen në tetor dhe nëntor.

Faza e “Play-Off” është e paraparë për t’u zhvilluar në mars të vitit 2025, kurse “Final Four” në qershor të atij viti.

Liga e Kombeve do të jetë përcaktuese për katër kombëtaret e fundit evropiane që do të kualifikohen në Kupën e Botës 2026.