Dje (20-dhjetor) nga ora 10.00 deri në ora 14.00 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues ndaj shoferëve – nëse dhe sa prej tyre respektojnë detyrimet ndaj këmbësorëve. Përveç kësaj, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 24 drejtues mjetesh (TE-19 dhe GV-5) të cilët nuk i kanë lëshuar që të kalojnë këmbësorët në vendkalimet e shënuara. Për të gjith shkelësit janë përgatitur parashtresa, gjegjësishtë gjoba në para, të cilat, në varësi të llojit dhe karakterit të shkeljes, variojnë nga 200 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Ata të cilëve u janë shqiptuar gjoba të theksuar prej 250 euro do tu rivokohen përkohësisht patentat e tyre të vozitjes nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit, u sanksionuan edhe 11 lloje të tjera të shkeljeve (TE-8 dhe GV-3). Duke pasur parasysh frekuencën e rritur të trafikut në zonën më të gjerë të Pollogut, Sektori i punëve të brendshme-Tetovë apelon shoferët që të japin rregullisht përparësi kalimi, gjegjësishtë ti lëshojnë që të kalojnë këmbësorët, kures këmbësorët, nga ana tjetër, të shikojnë se kur dhe si i kalojnë rrugët dhe si lëvizin, veçanërisht në rrugë ku nuk ka trotuar të formësuara.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nga ora 22:00 deri në ora 06:00, në Shkup do të ndalohet hedhja e mbeturinave në kontejnerë
- Shkoi në Turqi për të mbjellë flokët, vdes pas transplantit 36-vjeçari shqiptar
- Krenar Lloga tërhiqet nga Aleanca për Shqiptarët: Kam dhënë zemrën dhe shpirtin, tani nis një rrugë të lirë
- Këshilltari i BESËS në Saraj voton kundër VLEN-it, votën ia jep Iljas Veselit për kryetar këshilli
- “I mbijetuam Luftës në Kosovë, e ai vdiq në ShBA”, përlotet vëllai i Burim Havollit (VIDEO)
- Ahmeti për dëshminë e Hillit në Hagë: E vërteton që çlirimtarët po gjykohen në bazë të akuzave të sajuara
- Shoqatat e dala nga lufta bën thirrje për protestë në Strasburg: Specialja ka marrë karakter selektiv, UÇK është pasuri kombëtare
- Gashi: Jam i lumtur që për herë të parë e miratuam Strategjinë Nacionale për Zhvilim
- Arbër Ademi zhvillon takim me përfaqësues të Ambasadës së Francës: Biseduam për rezultatet e zgjedhjeve lokale
- S’ka rivotim në Mitrovicë