Artisti Yino Márques krijoi një statujë të veçantë kushtuar këngëtares, për të treguar lëvizjen e saj më të njohura të kërcimit nga videoklipi i vitit 2005 për “Hips Don’t Lie”.
Ishte vetë këngëtarja që ka postuar fillimisht një foto të prindërve të saj, duke pozuar të buzëqeshur para saj. “Më bën të lumtur ta ndaj këtë me prindërit dhe veçanërisht mamanë time në ditëlindjen e saj”, ka shkruar ajo fillimisht.
Më tej, Shakira ka postuar foto të familjes së saj me kryebashkiakun e zonës dhe për përkushtimin që i kanë dedikuar, duke theksuar: “Është shumë për zemrën time të vogël”.
“Një zemër që kompozon,një talent i pashoq, një zë që lëviz masat dhe këmbët e zbathura që marshojnë për të mirën e fëmijërisë dhe njerëzimit”, thuhet ndër të tjera në dedikim. Më pas, artistja ka postuar edhe një video të ngjashme.