Këngëtarja Viloetë Kukaj fiton betejën gjyqësore kundër ish-bashkëshortit

Viloetë Kukaj e ka fituar rastin gjyqësor ndaj ish-burrit të saj. Avokati i saj, Skënder Musa, ka njoftuar se bashkëshorti i këngëtares me inicialet F.R është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është dënuar me burgim me kusht prej 2 vitesh.

“Njoftojmë opinion publik se ish bashkëshorti i Violeta Kukaj F.R është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në çështjen penale si në aktakuzë dhe i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 vitesh me kusht që në afat prej 3 viteve të mos kryej vepër të re apo të ngjajshme penale..”, ka shkruar Musa.