Hungaria nuk do të përdor veton, BE-ja vendos të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar të fillojnë bisedimet për anëtarësim e Ukrainës dhe Moldavisë.

Kështu ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ka dhënë edhe disa detaje për disa shtetet të tjera.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e ka përshkruar këtë si një “fitore për Ukrainën” dhe një “fitore për të gjithë Evropën”.

“Një fitore që motivon, frymëzon dhe forcon”, shkroi ai në rrjetet sociale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo