Euro 2024/ Trajneri i Spanjës: Kujdes nga Shqipëria, jemi në grupin më të vështirë

Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares spanjolle, ka folur pasi u njoh me shortin e Euro 2024, teksa goglat i vunë përballë Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë.

62-vjeçari u shpreh se Grupi B është më i vështiri dhe se Shqipëria në asnjë moment nuk duhet nënvlerësuar.

“Grupi përbëhet nga ekipe të mëdha që do t’i bëjnë të gjitha ndeshjet shumë të komplikuara. Sigurisht që është një short i vështirë. Ky është një grup që do të na detyrojë të tregojmë më të mirën që kemi brenda”, u shpreh trajneri iberik.

Analiza e rivalëve – “Unë e di që të gjithë shikojnë Kroacinë dhe Italinë, por të mos harrojmë Shqipërinë, e cila ishte e para në grupin e saj. Sa i përket Italisë, mund t’ju siguroj se askush nuk donte të përballej me të. Pavarësisht nëse rezultatet e fundit nuk kane qenë të mira, e dimë që kanë shume talente dhe skuadra menaxhohet shumë mirë. Për Kroacinë mund të themi se është një skuadër që e njohim mirë nga Liga e Kombeve. Ka shumë vite që ofron rezultate spektakolare”, tha De la Fuente.