Donaldi dhe Bora japin lajmin e shumëpritur: Jemi shumë të lumtur…

Promoja e filmit “5 herë JO”, me protagonist Donald Veshajn dhe Bora Zemanin, doli dhe ndjekësve po i duket mjaft interesant.

Një komedi e zezë romatike, që sjell një histori ku tregohet qartë se ndjenjat mund të lindin edhe aty ku nuk e pret.

Çifti i njohur, kanë lajmëruar ndjekësit e tyre në rrjetin social “Instagram”, duke postuar trailerin e filmit dhe duke e shoqëruar me një mesazh emocionues për rrugëtimin e këtij realizimi.

“Jemi shumë të lumtur dhe falënderues për mbështetjen dhe durimin tuaj. Nga data 13 Dhjetor, ju ftojmë në çdo kinema të shijojmë së bashku këtë projekt gjigand”, ka shkruar moderatorja.