K.F. Dobroshti po bën një supersezon ndërsa në ndeshjen e fundit në derbin e kësaj jave të Ligës Komunale ka mundur në transfertë skuadrën ES nga Kamjani me rezultat 1:3 informon Tetovasot.
Dy gola në këtë përballje ka shënuar Betim Etemi ndërsa në listën e golashënuesve ka qenë edhe Lulëzim Salihi.
Dobroshti për momentin mban pozitën e dytë me 23 pikë,pesë më pak se lideri Vëllazërimi me të cilin do të ndeshet këtë javë në superderbin lokal.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Dobrosht Arena”.Tetovasot