Ejup Berisha
Gjatë javës që e lamë pas Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në rrugtimin e tyre për antarsim në Bashkimin Europjan mbeten sërish me gishta në gojë, pra këtyre vendeve Këshilli Europjan nuk ua hapi “Dyert e hapura” të BE-së që të bëhen shtete anëtare të saj, edhe pse kohëve të fundit këto vende shpesh janë lëvdruar nga përfaqsues zyrtar të Bashkimit Europjan për përparimin e bere nga ana e tyre në procesin e antarsimit në BE. Dyert e hapura është thënie e kahmotshme e zyrtarëve të BE-së për shtetet e interesuara për antarsim në gjirin e familjes së madhe të shteteve europjane. Ata shtetet kanididate i kanë siguruar se dyert e Brukselit mbeten përher të hapura për antarsim jo vetëm për ta por edhe për secilin shtet që i plotëson kriteret e parapara për antarsim në BE edhe nëse ndodhë që këto të mos mund të antarsohen në kohën dhe në çastin që kanë pritur që të ndodhë kjo gjë Dhe fatkeqsishtë gati njëzet vite pas aplikimit për antarsim RMV akoma nuk po mund të bëhet pjesë e BE-së, kjo gjë po i ndodh edhe Shqiperisë dhe atë 15 vite pas aplikimit të saj për antarsim. Këshilli i Bashkimit Europjan gjatë javës që shkoi sa i përket zgjërimit të Bashkimit Europjan është marrë vetëmse me qëshetjen e Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe me atë të Bosnjë dhe Hercegovinës. Kështu Këshilli i BE-së ka miratuar vendim që ti hap bisedimet për antarsim me Ukrainën dhe me Moldavinë, më tej ai ka vendosur që Gjerorgjisë ti jep status të shtetit kandidat për antarsim si dhe me Bosnjë dhe Hercegovinën ti hapë bisedimet për antarsim pasiqë ky vend ti plotëson kriteret e parapara të BE-së të cilat lidhen me antarsimin. Këto gjëra përmes rrjeteve sociale i ka bërë të ditura për opinion Presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel. Fatkeqsishtë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë edhe pse shtete kanididate dhe atë në faza më të përparuara të procesit të antarsimit të tyre të njejtat u anashkaluan nga agjenda e vendimeve te Keshillit Europjan për zgjërimin e BE-së. Të flasin më shumë se njëzetë vite se interes strategik i vendeve të tyre dhe i tyre si politikan është antarsimi në BE dhe të mos mund ti antarsojnë ato në gjirin e saj kjo u ndodh vetëmse politikanëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Shqiperisë. Dhe parashtrohet pyetja tepër e nevojshme dhe logjike se kush ështe fajtori kryesor për këtë pamundësi të antarsimit të të dyja vendeve në BE . Partitë qeveritare në Maqedoni dhe ato në Shqipëri për këtë qështje i akuzojnë partitë opozitare dhe anasjelltas. Po po kjo qështje gjithashtu do të jetë shkak që partitë opozitare të vendeve respektive ti akuzojnë partitë në pushtet. Dhe unë do të themë se përgjegjsia për mos mundesinë e antarsimit të dy vendeve tona në BE poshtë lartë është sa e partive qeveritare por edhe e atyre opozitare, edhe pse kjo qështje më shumë rëndon mbi supet e partive në pushtet por megjithate pa përgjegjsi nuk janë as partitë opozitare. Me këtë nuk dua të tingëlloj se dua të bëhem avokat mbrojtës i partive qeveritare por vlersoj se gati në 20 vite përpjekje për antarsim të RMV-së në BE dhe gati 15 vite të Shqiperise te dyja palët kanë qenë në pushtet, prandaj me plot të drejtë duhet thënë se faji për mosmundësinë e antarsimit të këtyre vendeve është i të dyja taboreve politike. Eshtë dashur që nga shtetet kanididate të përmbushen kriteret e parashtruara nga institucionet e BE-së për antarsim. Zbatimi i reformave për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqiperinë është një prej kritereve primare. Lufta efikase kundër krimit dhe korrupcionit gjithashtu është kriter tejet i rëndësishëm për antarsim. Dhe fatkeqsisht këto dy vende në këtë drejtim nuk kanë bërë shumë. Kështu si rezultat i angazhimit të pamjaftueshëm të politikanëve në të dyja shtetet nuk ka rezultate të theksuara për zbatimin e reformave. Dhe kur jemi te krimi dhe korrupcioni është shumë e qarte se nuk janë bërë përpjekje të duhura për luftimin e tyre dhe atë as në Maqedoninë e Veriut e as në Shqipëri. Edhe nëse nuk kanë mundur ti eliminojnë të paktën është dashur të bëjnë përpjekje për minimizimin e krimit dhe të korrupcionit. Në RMV dhe në RSH në vend te kësaj kemi rritje enorme të këtyre veprave jo vetëmse të dënueshme por edhe të papranueshme për Bashkimin Europjan. Prandaj pa humbur kohë për identifikimin e fajtorëve kryesore për mosmundesinë e antarsimit në BE forcat politike në Maqedoni dhe në Shqiperi duhet të mobilizohen sa më shpejtë në zbatimin e reformave të nevojshme dhe të domosdoshme për antarsimin e shteteve tona në BE. Ndërsa siç thashë më lartë përgjegjsia për dështimin ju mbetet aq sa partive të pozites poashtu edhe atyre të opozites. E këto duhet ta dinë se reformat duhet të zbatohen pasiqë të njëjtat nuk janë zbatuar dhe nuk do të zbatohen vetvetiu. Ndërsa fajtorët për mosmundësinë e antarsimit të dy vendeve tona në BE duhet të ndëshkohen menjëher pa hamendje dhe pa pardon.