Buzëqesh Ancelotti, “yjet” e skuadrës pranë rikthimit në fushën e blertë

Të dëmtimet kanë qenë të shumta, megjithatë “Galaktikët” e Real Madrid kanë treguar se janë një prej më të mirëve të botës, edhe pa lojtarë, si Vinicius Junior, Arda Guler, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga e Thibaut Courtois, në fushën e blertë, teksa deri më tani pozicionohen në vendin e parë në kampionat, si dhe kanë siguruar si të parët e grupit, kualifikimin për në raundin e 1/16-ve të UEFA Champions League.

Mirëpo, duket se tekniku Carlo Ancelotti ka filluar të buzëqeshë, teksa në stërvitjen intensive individuale janë rikthyer “fantazisti’ brazilian, Vinicius Junior e ai turk, Arda Guler, me dy “yjet” e sulmit, që janë një forcë e sthuar, në katër përballjetv e fundit, të këtij viti kalendarik.

Në krahun tjetër, gjendja e “shkatërruesit” francez, Aurelien Tchouameni duhet vlerësuar, edhe pse ai ka nisur punën individuale, francezi do të kryejë përsëri ekzaminimet e nevojshme për të kuptuar më shumë mbi gjendjen e tij.

Në të tilla rrethana, vetëm “fantazisti” turk, Arda Guler mund të prekë fushën e blertë për ndeshjet e mbetura të këtij viti 2023 me Real Madrid, ku do të luajë katër ndeshje, duke nisur nga ajo e kampionatit përballë Real Betis e më pas në Champions League përballë Union Berlin në transfertë dhe për ta mbyllur me dy takimet e La Liga, kundër Villarreal në Madrid dhe Deportivo Alaves në transfertë.