Ka mbaruar protesta e fundit e Sali Berishës. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se protestuesit me në krye Berishën janë drejtuar në selinë e Partinë Demokratike. Kjo ka qene një protestë e shkurtër me pak fjalime dhe pak pjesëmarrës.
Gazetarja thotë se ajo që do të veçojmë nga fjalimi i Berishës është që beteja do të vazhdojë dhe mesa duket ka në plan të vazhdojë protestat.
Kujtojmë që Berisha nuk ka më imunitet. Kuvendi i Shqipërisë, me 75 vota pro, vendosi t’i heqë imunitetin duke miratuar autorizimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Edhe pse kishte deklaruar se do të votonin pro heqjes së imunitetit të Berishës, Partia Demokratike zyrtare nuk guxoi të ishte këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend./abcnews.al