Babai i Vanjës në gjykatë – kërkohet paraburgim!

Është sjellur pasditen e sotme para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup, Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës 14 vjeçare që u gjet e vdekur pas 7 ditësh kërkime.

Gjorçevski akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e vajzës së tij, duke iu dhënë informacione për lëvizjen e saj, personave që e kidnapuan.

Sipas informacioneve, Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 48 orëve me qëllim që të mos pengohen hetimet.