Arsenali ka luajtur baras me PSV Eindhovenin në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Philips” përfundoi me rezultatin 1:1.
“Topçinjtë” kaluan të parët në epërsi me golin e Eddie Nketiah (42’), teksa skuadra vendase barazoi shifrat përmes Yorbe Vertessen (50’).
Të dy skuadrat veç e kishin siguruar kalimin tutje, andaj trajnerët në përballjen e sontme u dhanë minuta më shumë futbollistëve që nuk janë pjesë e formacioneve bazë.
Arsenali tutje kalon si lider i Grupit B me 13 pikë, kurse PSV-ja i bashkohet raundit të 16-të nga pozita e dytë, me 9 pikë.
Lens, që e mbyll aventurën në Ligën e Kampionëve me 8 pikë në pozitën e tretë, garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.
Sevilla është eliminuar, pasi përfundoi e fundit me vetëm dy pikë.