Arsenali fiton në “frymën e fundit” ndaj Lutonit, bën shkëputje në krye të tabelës

Arsenali ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Premierligë, për të vazhduar edhe me kryesimin në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mori një fitore të vështirë nga udhëtimi te Luton Town, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në elitën angleze.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Kenilworth Road” përfundoi me rezultatin 3:4, me londinezët që morën fitoren në çastet e fundit të ndeshjes.

Gabriel Martinelli (20’), Gabriel Jesus (45’), Kai Havertz (60’) dhe Declan Rice (90+7’) ishin autorët e golave të fitores për “Topçinjtë”.
Për vendasit shënuan Osho Gabriel (25’), Elijah Adebayo (49’) dhe Ross Barkley (57’).

Arsenali pas kësaj fitore ka 36 pikë në krye të tabelës.

Lutoni mbetet me nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e 17-të.