Arrestohet edhe një person tjetër për vrasjen e Vanjës, dy nga të arrestuarit tjerë lirohen nga paraburgimi
Policia ka arrestuar edhe një person tjetë nën dyshimin për vrasjen e vajzës 14 vjeçare Vanja Gjorçevskës.
Nga prokuroria theksojnë se pas marrjes në pyetje dy nga të dyshuarit pas 24 orësh janë liruar nga paraburgimi për shkak se nuk kanë pasur lidhje me rastin, ndërsa në ndërkohë është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër për rastin, transmeton TS.
Nga Prokuroria Publike theksojnë se rasti është ende duke u punuar dhe rithekson se njëri nga të dyshuarit është larguar nga territori i Maqedonisë./TS