Sipas “Tuttosport”, Torino do të tentojë të shesë Nemanja Radonjic në merkaton e janarit, pasi ka pasur një përplasje me trajnerin.
Largimi i tij mund të bëjë që Torino të hidhet menjëherë në merkato për të gjetur një tjetër sulmues dhe sipas medias në fjalë, emri më i përfolur në kampin e Torinos është Armando Broja, sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Chelsea.
Armando Broja sapo është kthyer nga një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushave, por ka treguar se fiziku i tij është tepër i fortë edhe pas një ndalese të gjatë, kështu që Torino do të shqyrtojë mundësinë ta sjellë në Serie A në janar.