Teksa komentonte takimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti me liderin e ASH-së, Arben Taravari, Arjanit Hoxha nga PDE thotë se edhe ai është takuar veçmas me dy liderët në fjalë.
Në “10 minuta” Hoxha ka ndarë detaje nga takimi, por që nuk kanë rezultuar me vendim konkret për bashkëpunim.
Më tej Hoxha ka zbuluar edhe kushtet e PDE-së për koalicionim në zgjedhjet e radhës parlamentare.