Archie i kërkon dhuratë të shtrenjtë për Krishtlindje, Meghan Markle tregon përgjigjen që i dha

Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle do të zhgënjehet kur nuk do të gjejë dhuratën që kërkoi poshtë pemës. Meghan Markle e tregoi gjatë një tryeze të rrumbullakët, në të cilën shpjegoi se i biri, vetëm 4 vjeç, dëshironte një aparat fotografik profesional që kushtonte më shumë se 8 mijë euro. “Nuk do ta kesh kurrë! As për Krishtlindje”, ishte përgjigjja e Dukeshës së Sussex-it për kërkesën e djalit të saj me Princin Harry.

Sipas Meghan Markle, i vogli Archie Harrison Mountbatten Windsor është një fotograf i ri. Pasioni duket se ka lindur falë takimit me fotografin Misan Harriman.

“Herën e fundit që ai ishte me ne, po i tregonte se si të bënte foto dhe unë i bleva Archie-t një aparat fotografik”, shpjegoi gruaja e Princit Harry. Reagimi i fëmijës ishte i papritur: “Ai tha: Por nuk është një Leica si ajo e Misanit”.
Ajo që priste fëmija ishte një pajisje profesionale dhe me kosto të lartë dhe kryesisht për këtë arsye nëna e tij nuk ka ndërmend t’ia blejë atë për një fëmijë. Megjithatë, ajo nuk ka ndërmend të pengojë pasionin e djalit të saj të madh Archie, i cili duket shumë i motivuar.

Edhe nëse nuk do të ketë dhuratën që ai ka ëndërruar poshtë pemës, Krishtlindjet e Archie-t do të jenë të bukura dhe fëmija do të ketë ende shumë pako për të hapur së bashku me motrën e tij të vogël Lilibet Diana. Princi Harry dhe Meghan Markle do të kalojnë Krishtlindjet me fëmijët e tyre, ndoshta në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni.