Anna Oxa flet origjinën e saj: Askush nuk e di, por unë jam shqiptare dhe kam jetuar si e huaj në Itali
Këngëtarja Anna Oxa në një intervistë të fundit foli për veten duke u ndalur në momente të ndryshme të karrierës së saj, në transformim dhe evolucionin e vazhdueshëm. Jeta e saj tashmë është në kontakt me natyrën, ku gjen veten dhe thelbin e saj të vërtetë, me të cilin rilidhet edhe përmes muzikës.
“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”. Një zgjedhje që prezantuesja Mara Venier e cilësoi si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë: “Nuk është drastike, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet.”
Të jetuarit në këtë mënyrë i lejoi asaj të transferonte plotësisht emocionet e saj dhe t’i transformonte ato në diçka që i përshtatej vërtet qenies së saj.
Më në fund këngëtarja foli për origjinën e saj shqiptare.
“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, nëna dhe babai im janë shqiptar. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”, tha ajo episodin e së dielës 17 dhjetor të ‘Domenica In’.