ADN-ja e Neandertalit mund të shpjegojë pse disa njerëz zgjohen herët


Shkencëtarët, duke studiuar pjesë të ADN-së së Neandertalit që barten nga njerëzit modernë, kanë arritur në përfundimin se këto gjene mund të shpjegojnë pse disa njerëz zgjohen herët.

John Capra i Universitetit të Kalifornisë drejtoi një hulumtim që tregoi se variante të ndryshme gjenesh kontrollojnë orët biologjike të njeriut dhe se disa prej tyre që përputhen me ADN-në e Neandertalit lidhen me zgjimin e hershëm.

Për të testuar teorinë, shkencëtarët iu drejtuan Biobank UK, e cila përmban mostra dhe të dhëna për gjysmë milioni njerëz dhe zbuluan se “jo vetëm që shumë njerëz e mbajnë këtë variant, por gjenet lidhen me zgjimin herët“.

“Ne mendojmë se zgjimi herët është ai që i ndihmoi paraardhësit tanë. Ne përfituam më shumë nga një orë biologjike që ishte më në gjendje të përshtatej me ndryshimet sezonale të niveleve të dritës”, shtoi Capra.

Mark Mazlin, profesor në Kolegjin Universitar të Londrës, arriti në përfundimin se tani kemi “prova gjenetike”; se disa prej nesh zgjohen vërtet herët.

Njerëzit modernë kanë rreth katër për qind të ADN-së së Neandertalit, e cila, përveç gjumit, ndikon edhe në pigmentimin e lëkurës, flokët, yndyrën dhe imunitetin.