Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të merr pjesë në takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të diskutuar në lidhje me draft-statutin e Asociacionit.
Abdixhiku tha se qëndrimi i LDK-së në lidhje me draft-statutin nga leximi i tij i parë si kryetar i partisë është se ai paraqet një autonomi të zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizimit.
“Ajo çfarë unë shqetësohem unë është me pa përgjegjësinë e qeverisë, të cilët tek tani e kanë kuptuar atë që ne ua themi vazhdimisht. Unë gëzohem kur tani më në fund thonë se Kosova është dashur që ta bëjë vetë draft-statutin e Asociacionit, por kjo është pikërisht gjëja që ne e kemi thënë tash e sa vite”.
“LDK-ja është e shqetësuar për këtë dhe këto shqetësime do t’i bëjmë edhe në takimin eventual te presidenca, ndonëse s’kam marrë ende ftesë për një takim të tillë”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.
Më tej, kreu i LDK-së tha se fatkeqësia e madhe është se Kosova po humb shumë pozicion, po futet në obligime ndërkombëtare e që më pas, sipas tij, po bëhen kritere për Kosovën.
Kujtojmë se sot, LDK-ja e ka mbajtur Këshillin e parë të Përgjithshëm të partisë, ku edhe është zgjedhur kryesia e re e partisë