“7 tetori nuk është justifikim për dënimin total të palestinezëve”, Lavrov: Ukrainasit të kuptojnë se ku i kanë hedhur amerikanët

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se nuk është e pranueshme që Izraeli të përdorë sulmin terrorist të 7 tetorit nga Hamasi si justifikim për dënimin total të palestinezëve, ndërsa bëri thirrje për mbikëqyrje ndërkombëtare të Rripit të Gazës.

Tanket izraelite po shtyhen sot në qendër të Khan Younis, si pjesë e një operacioni të ri sulmues në zemër të pjesës qendrore të qytetit, në Rripin jugor të Gazës.

Nga ana tjetër ai u shpreh se perëndimi po përpiqet ta dobësojë Rusinë në Ukrainë, ndërsa në rast të bisedimeve të paqes, atëherë Kievi do të ketë mundësinë të ndryshojë dekretin e tij presidencial.

“Ukrainasve u takon të kuptojnë se sa thellë janë në vrimën që i hodhën amerikanët”, tha Lavrov.