Në Gjermani janë publikuar 500 gjermanët më të pasur gjatë vitit që po lëmë pas. Portali Manager-Magazin publikoi listën e 500 gjermanëve më të pasur.
Sipas portalit Manager- Magazin pasuria totale e miliarderëve është 1100 miliardë euro, ndërsa sivjet ka pasur rritje për 82 miliardë euro, shkruan portali i njohur gjerman.
Në vend të parë më të pasurit në Gjermani janë aksionerët e BMW-së, Suzanne Klaten dhe Stefan Kwand, të cilët kanë një pasuri prej 40.5 miliardë eurosh.
Në vend të dytë radhitet themeluesi i sinxhirit të marketeve “Lidl”, Dieter Schwarz, i cili ka një pasuri prej 39.5 miliardë euro.
Në vend të tretë renditet familja “Merck”, e cila është themeluese e kompanisë farmaceutike me të njëjtin emër dhe që ka një pasuri prej 32 miliardë eurosh.
Ndër dhjetë gjermanët më të pasur është Benjamin Otto, familja e të cilit është themeluesi i Holdingut me të njëjtin emër, i cili përbëhet nga 40 kompani për shitje me pakicë dhe shërbime financiare. Është edhe kreu i bordit të aksionerëve të Henkel dhe bashkëpronar i rrjetit të supermarketeve “Aldi”, Simon Bagel-Trach, shkruan Klix.(INA)