Yjet e futbollit rikthehen në Europë, Ronaldo dhe Benzema drejt Premier League

 

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në të njëjtin ekip. Kampionati anglez çuditërisht hodhi poshtë vendimin për të ndaluar huazimet mes klubeve me të njëjtën pronësi. E kjo hapi automatikisht rrugën për Newcastle, që potencialisht mund të tërheqë nga Saudi Pro League për të sjellë në shtëpi falas dy kampionët.

Marrëdhëniet mes klubit të kryesuar nga Yasir Al-Rumayyan dhe kampionatit arab tashmë janë të njohura , falë pranisë së fondit PIF që zotëron jo vetëm ekipin britanik, por edhe Al-Ittihād dhe Al-Nassr ku luajnë francezi dhe fenomeni luzitan.

Nga N’Golo Kanté te Kalidou Koulibaly duke kaluar nëpërmjet Neymar, Sergej Milinković-Savić, Franck Kessiè, Riyad Mahrez dhe Roberto Firmino janë të shumtë lojtarët që, të joshur nga mundësia për të luajtur në Premier League dhe Champions League, mund të arrijnë përsëri Evropën. E gjitha sepse masa për ndalimin e shkëmbimit të mundshëm të lojtarëve gjeti favorin e trembëdhjetë nga njëzet klubeve, kur ishte e nevojshme që të arrihej të paktën nga dy të tretat e pjesëmarrësve në asamble, pra katërmbëdhjetë ekipe.

John Textor, në merkaton e janarit, do të jetë në gjendje të tërheqë lojtarë nga Botafogo ose nga Molenbeek dhe Lyon. E gjitha kjo duke pritur për të parë Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema të rikthehen për të veshur të njëjtat ngjyra në janar.