Pas finales së Copa Libertadores në të cilën ekipi brazilian, Fluminense mundi Boca Juniors (2-1), ndodhi një tragjedi e madhe me një përfundim fatal.
Një nga tifozët e klubit nga Argjentina, që mediat vendase e raportojnë se është një 23-vjeçar mbështetës i Boca Juniors, është vetëvrarë.
Nëna e tifozit 23-vjeçar, e cituar nga “Marca”, konfirmoi se arsyeja kryesore e vdekjes së djalit të saj ishte pikërisht humbja e klubit të tij të zemrës nga Fluminense.
“Boca është plehrë. Më vranë djalin! Djali im vrau veten për shkak të tyre. Nuk kam më djalë! Dhe nuk ka lojtarë, asnjë nga njerëzit e klubit nuk vjen për të shprehur ngushëllimet e tyre” – thuhet të ketë thënë nëna e tifozit argjentinas, të cilit nuk iu zbulua identiteti.