Vera as që ka filluar dhe në Brazil, temperatura më e lartë deri më tani është matur në 44.8 gradë Celsius.

Në Brazil, u mat temperatura më e lartë ndonjëherë, deri në 44.8 gradë Celsius, në kulmin e valës së padurueshme të të nxehtit që preku pjesë të atij vendi të madh të Amerikës së Jugut.

Rekordi u thye të dielën në qytetin e Arasuai, në shtetin juglindor brazilian të Minas Gerais, thanë zyrtarët. Nxehtësia e paprecedentë i atribuohet fenomenit El Niño dhe ndryshimeve klimatike. Parashikuesit thanë se vapa ka të ngjarë të zbutet këtë javë.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë (Inmet) thanë se temperaturat deri në 40 gradë do të regjistrohen në tre kryeqytetet e shteteve braziliane, raportoi CNN Brazil. Rekordi i mëparshëm i temperaturës ishte 44.7 gradë dhe u mat në 2005.

Për shkak të të nxehtit, paralajmërime të kuqe u lëshuan në disa pjesë të vendit, një muaj para fillimit të verës në hemisferën jugore. Konsumi i energjisë në Brazil është rritur në nivele rekord pasi njerëzit përpiqen të freskohen me kondicionerë.