Vendos goli i Kane, Bayerni regjistron fitoren e gjashtë rresht

Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në Bundesliga.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi sonte në udhëtim ndaj Kolnit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në elitën e futbollit gjerman,.

Ndeshja e zhvilluar në “RheinEnergieStadion” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Bavarezët” e shënoi sulmuesi më në formë i tyre, Harry Kane, në minutën e 20-të.

Për sulmuesin anglez ishte ky goli i tij i 18-të në Bundesliga.

Bayern Munichi pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe tani renditet i pari në tabelë, me një pikë më shumë se Bayer Leverkuseni, që tani ka një ndeshje më pak.

Koln mbetet në pozitën e fundit (18) me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.