Vëllazërimi nga Sllatina ka vazhduar me fitoren e radhës kundër skuadrës Skënderbeu për të ruajtur kreun e tabelës informon Tetovasot.
Një tjetër “La manita”e skuadrës verdhë e zi , për të vazhduar ecurinë e fitoreve .Vëllazërimi nisi këtë sezon garimin pas një pauze disa vjeçare por është rikthyer fuqishëm .Skuadra e drejtuar nga Zemri Idrizi dhe Sejdi Idrizi po shpërfaqin lojëra shumë të mira në këtë sezon që e dëshmojnë rezultatet dhe mbetet skuadra që nuk është mposhtur më shtatë xhirot e luajtura.
Kryetari i Klubit Nazim Limani u shpreh i kënaqur nga ky kampionat i mrekullueshëm që po bën Vëllazërimi ,një klub që po ndihmohet nga bizneset dhe mërgimtarët e këtij fshati.
Kryesia sipas tij po punon fortë që Vëllazërimi të jetë në një rang më të lartë garash ndonëse ka shumë ekipe tjera cilësore në këtë ligë ku ajo që spikat është disiplina e klubeve që për momentin është në nivel të lartë .Tetovasot