Vëllazërimi nga Sllatina ka shënuar një tjetër fitore në derbin lokal të luajtur sot në stadiumin e Tearcës kundër K.F.Sharri 79 informon Tetovasot.
Një ndeshje e luajtur mirë nga të dyja skuadrat vendosi një penalti në fund ,ndonëse Sharri luajti pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak ,i ndëshkuar me të kuq.
Mysafirët nga Sllatina poashtu humbën një penallti në pjesën e parë përmes shënuesit kryesorë Bajram Memedi.
Loja ishte shumë e ekuilibruar nga dy skuadrat që më shumë betejën e zhvillonin në mesin e fushës.
Vëllazërimi i drejtuar nga Sejdi Idrizi dhe Zemri Idrizi është arratisur e vetme në kreun e tabelës në tetë xhirot e luajtura me 19 pikë dhe një ndeshje më pak.
Ndeshjen e ndoqën një numër i madh shikuesish .Tetovasot