Vdes motra e madhe e Donald Trumpit

Motra e ish-presidentit të ShBA Donald Trump, Maryanne Trump Berry, ka vdekur sot në moshën 86 vjeçare.

Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Manhattan, raportojnë mediat amerikane.

Një person i familjes tha se ajo ishte gjetur e vdekur mëngjesin e ditës së sotme, por askush nuk specifikoi shkaktarin që çoi deri tek vdekja.

Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e Donald J. Trump, ishte një ish-gjyqtare federale.

E ndjera dhe ish-presidenti i SHBA’ve patën një çarje të konsiderueshme në marrëdhënien e tyre në vitin e fundit të presidencës së Trumpit.