Ka vdekur infermierja Fitore Zenelaj, pas një beteje të gjatë me kancerin.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e saj.
Siç njofton familja, ajo vdiq gjatë trajtimit në Francë.
Infermierja Fitore Zenelaj, ishte një nga gratë që udhëhoqi përpjekjet për vetëdijesim mbi luftën ndaj kancerit.
Ajo në shumë raste ka shkruar për betejën, dhe fitoren ndaj kancerit.
Zenelaj, pak ditë më parë njoftoi për betejën e re me kancerin.
Ajo ka lënë pas bashkëshortin dhe tri vajza.