Ushtria izraelite njoftoi se ka shënjestruar një autoambulancë në qytetin e Gazës, raporton Anadolu.
Në një deklaratë, ajo tha se “një celulë terroriste e Hamasit u identifikua duke përdorur një autoambulancë”.
“Si reagim, një avion i Forcave izraelite të Mbrojtjes goditi dhe neutralizoi terroristët e Hamasit, të cilët po vepronin brenda autoambulancës”, thuhet në deklaratë.
“Ne theksojmë se kjo zonë në Gaza është një zonë lufte”, tha ushtria izraelite, duke theksuar se “civilëve u kërkohet vazhdimisht të evakuohen drejt jugut për sigurinë e tyre”.