UNICEF, OBSH dhe UNFPA: Duhet ndërhyrje urgjente ndërkombëtare në spitalet e Gazës

UNICEF, OBSH dhe UNFPA, tre organizata botëre që veprojnë në Lindjen e Mesme, bënë thirrje këtë të dielë për një ndërhyrje urgjente ndërkombëtare për t’i dhënë zgjidhje situatës në spitalet në Rripin e Gazës.

Drejtorët rajonalë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe fondeve të OKB-së për fëmijët dhe popullatën kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për veprim vendimtar ndërkombëtar për të arritur një armëpushim në Gaza, duke e përshkruar zonën e rrethuar si një vend vdekjeje, shkatërrimi dhe dëshpërimi.

“Gjatë 36 ditëve të fundit, OBSH ka regjistruar të paktën 137 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza, duke rezultuar në 521 vdekje dhe 686 lëndime, duke përfshirë 16 vdekje dhe 38 lëndime të punonjësve shëndetësorë në detyrë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se stafet e spitaleve po raportojnë mungesë të karburantit, ujit dhe furnizimeve bazë mjekësore, duke vënë në rrezik të menjëhershëm jetën e të gjithë pacientëve.

Sipas raportimeve, gjendja është shumë e rëndë në Spitalin kryesor, Al Shifa, ku vec të plagosurve gjendja është shumë e vështirë. Spitali është i rrethuar nga tanket izraelite dhe askush nuk mund të lëvizë.

Izraeli e ka justifikuar këtë ndërhyrje ushtarake me faktin se është në dijeni se terroristë të Hamasit janë të fshehur në godinat e spitaleve.