Thomas Tuchel shprehu admirimin e tij për Kylian Mbappe, me të cilin punoi te Paris Saint-Germaini.
Ai bëri edhe shaka duke thënë se do ta sillte atë në Bayern Munich me biçikletë.
Gjithsesi, e ardhmja e Mbappes vazhdon të jetë ende e paqartë. Ai është i lidhur më së shumti me një kalim te Real Madridi.
Ylli francez do të mbetet lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me PSG-në skadon më 30 qershor.
Tuchel gjatë një interviste për “Canal+” me shaka tha: “Ai do të luajë për ne, është e qartë”.
“Kylian është Kylian. Ai është i jashtëzakonshëm. Ai është shumë inteligjent. Nëse do që unë ta marr me biçikletë, do ta bëj, por në realitet, nuk mendoj se do të vijë këtu”, shtoi trajneri i Bayern Munichit.