Trençevska: Prioriteti ynë është që kategoritë e ndjeshme sociale të qytetarëve sa më shumë të përfshihen në tregun e punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra dhe përfaqësues të odës. Në takim u bisedua për mungesën e fuqisë së punës në vend, njoftuan sot pasdite nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

Trençevska në takim ka theksuar se për të, prioritet është që pranuesit e ndihmës së garantuar minimale të përfshihen në tregun e punës.

“Ajo thekson se në këtë mënyrë, 36.000 familje do të nxiren nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe theksoi se për momentin bëhet fjalë për ndryshime të Ligjit për Mbrojtje Sociale që të mund të arrihet qëllimi i dëshiruar. Njëherësh, ministrja foli edhe për propozim-ligjin për angazhim në punë të personave në veprimtari të caktuara, që ka për qëllim që ta ulë ekonominë gri dhe ta lehtësojë qasjen në tregun e punës”, sqarohet në kumtesën e MPPS-së.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike i treguan qëndrimet e tyre në lidhje me mungesën e punëtorëve. Ata kanë theksuar zgjidhje të cilat me shkrim do të dorëzohen në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.